Si nacionalizmi dhe muret kufitare mes shteteve po shkatërrojnë ekosistemin e po “vrasin” natyrën

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 11:46 | Bota

Mes një vale në rritje të nacionalizmit, muret dhe gardhet e fortifikuara po shtohen në mbarë botën.  Këto barriera paraqesin një kërcënim në rritje për jetën e egër, duke bllokuar migrimet dhe duke kërcënuar miliona specie që do të duhet të lëvizin për të vazhduar me ndryshimin e klimës.

Një prej tyre është edhe kufiri që vendosi shteti polak në pyllin e Bialowieza, një konstruksion mural që bënte ndarjen e saj me Bjellorusinë. Kjo masë u mor për arsye të rritjes së numrit të emigrantëve që shfrytëzonin këtë rrugë për të vijuar në vendet e BE.

Por, Bialowieza është vetëm njëri nga disa prej mureve dhe fortesave të ngritura nga shtete të ndryshme anekënd botës, njëri prej të cilëve është ai i ngritur nga Ukraina në vitet 2015-2022 si masë për të penguar futjen e forcave ruse nga ana lindore e territorit të tyre.

Po ashtu, mur kufiri kemi edhe në malet në juglindje të Azisë, ai mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, si masë e marrë nga shtetet përkatëse për të frenuar emigrimin e paligjshëm.

Por emigrantët e paligjshëm nuk janë të vetmit që pengohen nga këto mure. Edhe speciet dhe vetë ekosistemi janë ato që po dëmtohen masivisht nga ngritja e këtyre mureve masive.

Një grup globalistësh kanë ngritur alarmin në këtë drejtim, duke thënë se shumë specie do të pengohen në migrimin e tyre, të cilët e kanë të domosdoshme lëvizjen nga njëri vend në tjetrin si pasojë e ndryshimeve të klimës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos