Arrihet marrëveshja, armët e rënda të Rusisë do të largohen nga centrali më i madh bërthamor i Europës

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 10:59 | Bota
Arrihet marrëveshja, armët e rënda të Rusisë do të

Është arritur një marrëveshje për të larguar armët e rënda nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Centrali bërthamor ka qenë në duart e Rusisë që nga marsi dhe aty po mbahen armë dhe trupa.

Në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës është përfshirë watchdog-u i Kombeve të Bashkuara në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e centralit, i cili është më i madhi në Europë.

Macron tha se bisedimet po vijojnë për të gjetur një mënyrë për t’i lëvizur armët nga impianti.

Ne ia dolëm që ta mbronim Chornobyl-in dhe qëllimi ynë që të mbrojmë edhe Zaporizhzhia-n. Javët në vijim do të jenë kritike,” shtoi ai.

Presidenti francez është duke pritur aktualisht një konferencë ndërkombëtare në Paris, qëllimi i së cilës është që të sigurojë ndihmë për Ukrainën gjatë temperaturave të ulëta të dimrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos