Videoja e një vajze 3-vjeçare në Liverpool është kthyer në hitin e fundit në Britaninë e Madhe ndërsa ajo shfaqet duke “sharë” kryeministrin Boris Johnson për masat anti-Covid.
Tallulah Richards është filmuar nga daja i saj ndërsa e quan kryeministrin britanik “kokëkos” që do t’i mbyllë njerëzit sërish.
Vogëlushja nga Liverpool, gjithashtu, shton se e “urren” Boris Johnson për këtë gjë. (A2 Televizion)