Si të ecësh 10 mijë hapa në ditë pa e kuptuar

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 18:34 | Lifestyle
Si të ecësh 10 mijë hapa në ditë pa e kuptuar

Të gjithë e dimë se lëvizja është e mirë për shëndetin tonë fizik dhe mendor dhe për këtë arsye shpesh na rekomandohet të ecim të paktën 10 mijë hapa në ditë. Ky është një udhëzues që ekziston prej dekadash dhe që ndoshta ka lindur në vitin 1965 kur një kompani japoneze krijoi një pajisje të quajtur Manpo-kei, përkthimi i së cilës do të thotë "10,000 metra hapa".

10 mijë hapa në ditë, që është e barabartë me rreth 8 kilometra, janë ende këshilla të mira, avantazhet e të cilave nuk duhen nënvlerësuar.

Disa studime kanë treguar se ecja ka efekte pozitive në gjendjen fizike, në kontrollin e presionit të gjakut, në parandalimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe gjithashtu në depresion.

Si njësi matëse, dhjetë mijë tingëllon si shumë. Por kur bëhet fjalë për ecjen, ky synim është më i arritshëm sesa mund të mendoni.

Sigurisht, ata që janë ende duke punuar në punë inteligjente ose kanë pak kohë në dispozicion duhet të bëjnë pak përpjekje, por gjithsesi është e realizueshme.

Si? Nuk ka nevojë të largoheni nga puna dhe të planifikoni shëtitje të gjata për të lëvizur më shumë. Janë disa strategji për t'i zbatuar gjatë gjithë ditës që do t'ju ndihmojnë të arrini objektivin prej 10 mijë hapash në ditë.

1. Përfshini ecjen në lëvizjen tuaj të përditshme

Nëse mundeni, shkoni në punë ose shoqëroni fëmijët tuaj në shkollë.

Nëse zakonisht merrni transport publik, mund të ecni në një ndalesë tjetër ose të zbrisni disa ndalesa më herët dhe të ecni në destinacion.

E njëjta gjë vlen edhe për ata që udhëtojnë me makinë: parkimi më larg do t'ju ndihmojë të arrini qëllimin prej 10 mijë hapash në ditë.

2. Ndajini 10,000 hapat në blloqe të vogla

Mënyra më e lehtë për të ecur 10,000 hapa është ta ndash atë në blloqe të vogla. Të punosh në zyrë është më e lehtë sepse, pa dashje, lëviz më shumë.

Nga ana tjetër, ata që punojnë nga shtëpia duhet të bëjnë një shëtitje 10-15 minuta para fillimit të turnit, një tjetër pas pushimit të drekës dhe në fund të mbyllin ditën e punës me 15 minuta të tjera ecje për të përpunuar të gjitha mendimet përpara se të kalojnë në pasivitet.

Ndarja e aktivitetit fizik në këtë mënyrë jo vetëm që do të thotë të arrini 30-45 minutat e nevojshme të stërvitjes në ditë, por gjithashtu do t'ju japë mundësi të mjaftueshme për të shijuar ajrin e pastër dhe të gjitha përfitimet e shëndetit mendor që vijnë me të.

4. Lëvizni çdo 45 minuta

Ne e dimë se truri ynë funksionon më mirë për periudha të shkurtra kohore. Kjo do të thotë që ju mund të vendosni një kohëmatës çdo 45 minuta (rreth katër herë në ditë) për të marrë një pushim nga puna, për t'u ngritur dhe për të lëvizur pak.

Nuk ka nevojë të udhëtoni kilometra të tëra, thjesht ecni nëpër zyrë, dilni në kopsht, shkoni lart e zbritni shkallët.

Katër pushime 15-minutëshe janë të barabarta me një orë stërvitje në ditë. Duke i kombinuar me pjesën tjetër të lëvizjes ditore do të arrini 10 mijë hapa sa hap e mbyll sytë. Truri dhe trupi juaj do t'ju falënderojnë.

5. Merr një "shok për ecje"

Të kesh dikë me të cilin të ecim jo vetëm që na bën më të përgjegjshëm, por na bën shoqëri teksa përpiqemi të arrijmë ata 10,000 hapa në ditë.

Një tjetër avantazh i ecjes në shoqëri është ndarja e momenteve sociale, të cilat e dimë se kanë përfitime të ndryshme për ne si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

6. Bëni më shumë udhëtime

Do të habiteni se sa shpejt e arrini qëllimin tuaj të përditshëm vetëm duke bërë ndryshime të vogla.

Për shembull, kur shkarkojmë çantat ushqimore nga makina ose mbajmë rroba nga dhoma në dhomë, tundohemi të përpiqemi të bëjmë sa më pak udhëtime, duke grumbulluar në mënyrë të panatyrshme sa më shumë objekte në krahë.

Provoni të bëni një udhëtim më shumë sesa duhet, ndoshta duke marrë një çantë blerjeje në të njëjtën kohë. Çdo hap shtesë që do të ndërmerrni do të jetë vendimtar për arritjen e qëllimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos