Si t’i pastrojmë celularët në mënyrë higjienike?

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 16:48 | Teknologji
Si t’i pastrojmë celularët në mënyrë higjienike?

Në një kohë kur izolimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të luftuar koronavirusin, nuk duhet harruar se mjeti me të cilat kemi të bëjmë, duhet t’i mbajmë sa më të pasta. Një ndër to janë telefonat celularë, higjiena e të cilëve është po aq e rëndësishme sa e vet duarve tona. 

 Por si ti pastrojmë ata në mënyrën e duhur? Këshillat vijnë nga doktoreshe, Lina Çiriç, mikrobiologe e një universiteti në Londër.

Fillimisht telefoni duhet fikur, zbërthyer nga kasat mbrojtëse e më pas nëpërmjet një rrobe të hollë që përmban ujë dhe sapun të lëngshëm, mund të pastrohet në pjesën para dhe pas të aparatit. Apikimi i menjëhershëm mbi ekran i solucioneve që përmbajnë kimikate dhe alkool e dëmton ekranin.

Duhet patur kujdes që gjatë pastrimit, uji të mos futet në portat hapëse të celularit pasi edhe telefonat të cilët i rezistojnë ujin, mund të humbasin vetinë mbrojtëse.

Pastrimi i kasave mbrojtëse është po aq i rëndësishëm. Procesi i tharjes kryet thjeshtë, mjafton të përdorni një rrobë të thatë. Pjesa e kamerës e cila kërkon më shumë kujdes, mund të pastrohet nëpërmjet një kunje me pambuk për mos dëmtuar lentën.

Personat të cilët zotërojnë celularë Apple, mund të përdorin edhe fshirëset e syzeve që përmbajnë 70 përqind alkool. Teknologjia sot ka avancuar duke krijuar pajisje të posaçme për pastrimin e celularëve me rreze ultra-vjollcë.

https://a2news.com/2020/03/10/fillimet-e-epidemise-mjeket-perhapja-varet-nga-ju-kufizoni-daljet/

Mos harroni, sa herë që telefoni do të preket nga duart do të marrë baktere ndaj nëse duart nuk lahen shpesh gjatë ditës, procesi nuk ka vlerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos