Roboti “kureshtar” i NASA-s, që quhet pikërisht “Curiosity” ka sjellë pamje mahnitëse të planetit Mars, ku po qëndron prej vitit 2012. E fundit është një foto panoramike e realizuar duke bashkuar më shumë se 1000 fotografi normale.
Ato u shkrepën nga roboti në nëntor të vitit 2019. Të marra të gjitha së bashku, ato përfshijnë 1,8 miliardë piksel. Një tjetër foto më e vogël panoramike me 650 milionë piksel. Për katër ditë rresht, çdo ditë roboti realizoi fotografi nga mesdita dhe ora 14:00, në mënyrë që ndriçimi të ishte i njëjtë tek të gjithë.
Të dy fotografitë panoramike janë realizuar në Glen Torridon, një zonë pranë malit Sharp, të emërtuar kështu sipas malësisë veriperëndimore të Skocisë, ku ndodhen disa prej shkëmbinjve më të vjetër në botë. (A2 Televizion)