Të dëbuarit nga Gjermania, shqiptarët kryesojnë listën për vitin 2020

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 13:18 | Aktualitet
Të dëbuarit nga Gjermania, shqiptarët kryesojnë listën

Shqiptarët kryesojnë listën e të dëbuarve nga Gjermania gjatë vitit 2020.

Sipas të dhënave të qeverisë, të cituara nga Deutsche Welle, nga 10 mijë e 800 shtetas të huaj të kthyer në vendet e tyre të origjinës, 1006 ishin shqiptarë, 926 prej të cilëve janë deportuar në Shqipëri.

Vendi ynë renditet i dyti pas Gjeorgjisë në listën e vendeve pritëse të refugjatëve të dëbuar nga Gjermania. Gati një e katërta, e të gjitha dëbimeve ka pasur si destinacion Ballkanin Perëndimor.

Në përgjithësi, numri total i personave të deportuar në vitin 2020 ka qenë trefish më i ulët se në vitet e mëparshme. Mes personave të deportuar në Shqipëri, një e katërta ishin fëmijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos