
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit u është përgjigjur shqetësimit të qytetarëve në lidhje me mungesën e një kinemaje publike në këtë qytet.
E fundit që mbahet mend është prishur 5 vite më parë për t'i lënë vendin një godine shumëkatëshe, ku sipas kontratës do të gjente vend edhe kinemaja.
Kryebashkiaku i Elbasanit konfirmon këtë pikë në kontratë, por shprehet se kjo mbetet në mundësitë e sektorit privat, pasi vetë Bashkia nuk i ka as mundësitë dhe as eksperiencën për të menaxhuar një kinema publike.
Sipas tij, bashkia do të mbështesë dhe nxisë çdo nismë të sipërmarrjes private që i shërben gjallërimit të jetës kulturore dhe artistike në qytet. (A2 Televizion)