Zgjedhjet e 25 prillit, Gogo: Dokument i posaçëm për biografinë e kandidatëve për deputetë

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 13:40 | Aktualitet
Zgjedhjet e 25 prillit, Gogo: Dokument i posaçëm për

Apeli për lista të pastra të kandidatëve për deputetë së fundmi vjen edhe nga organizatat e monitorimit të procesit zgjedhor.

Drejtuesi i KRIK Albania, Premto Gogo, kërkoi respektim të ligjit jo vetëm nga partitë politike që garojnë më 25 prill dhe institucioneve përgjegjëse për verifikimin e listave, por dhe nga vetë kandidatët.

“Listat janë mbyllur. Tani është radha e institucioneve dhe ndaj mbetet thelbësore që KQZ të zbatojë ligjin për verifikimin e formularëve të dekriminalizimit. Parlamenti i ri, si produkt i frymës së marrëveshjes së 5 qershorit, nuk duhet të jenë strehë e individëve që janë objekt i dekriminalizimit. Figurat e kandidatëve janë pjesa më e rëndësishme e ofertës elektorale dhe që përfaqësojnë partinë. Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishme kthimin e figurës së kandidatit në qendër të procesit garues, KRIK iu drejtohet drejtpërdrejtë të gjithë kandidatëve garues, si shenjë e transparencës, të deklarojnë në mënyrë vullnetare biografinë e tyre profesionale, gjendjen financiare, eksperiencën e marrëdhënieve që kanë me ligjin dhe ofertën e tyre elektorale”, u shpreh Gogo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos