Si zbriti Çekaj dhe Pjetri nga zona e ajrimit dhe qëlluan gardianin?

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 16:08 | Kronikë
Si zbriti Çekaj dhe Pjetri nga zona e ajrimit dhe qëlluan gardianin?

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri që tentuan të largohen nga burgu 313 kishin krijuar me çarçafë një litar 20 metra të gjatë. Ata arritën të zbresin nga tarraca deri në zyrat e administratës, ndërsa qëlluan një efektiv me çengelin që përdoren për të zbritur nga zona e ajrimit. Çekaj është dënuar me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa Pjetri si pjesë e bandës së babagjyshëve.

Këto janë çarçafët e gërshetuar dhe të kthyer në litarë që do të shërbenin për arratisjen e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu 313 në Tiranë.

Një ditë nga tentative e dështuar e tyre për t’u arratisur, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëroi nisjen e kontrolleve për rivlerësimin e kushteve të sigurisë edhe në disa burgje të tjera.

Të dy janë vënë në izolim, ndërsa akuzohen për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Nga ana tjetër Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po verifikon veprimet e efektivëve që ishin në detyrë në momentin që Çekaj dhe Pjetri tentuan të largohen.

Një ditë më parë Çekaj dhe Pjetri nëpërmjet një të burgosuri tjetër që tërhoqi vëmendjen e gardianëve tentuan të arratisen nga tarraca e burgut 313, e cila shërben dhe si zonë ajrimi.

Ende mbetet e paqartë se si ata futën çarçafët deri në 20 metra të gjatë dhe nuk u kontrulluan madje arritën të zbrisnin deri në zyrat e administratës aty ku qëlluan me çengel njërin prej efektivëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos