
Një aksident i rëndë ka ndodhur në darkë në aksin Rrogozhinë – Lushnjë, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti janë plagosur dy persona, babë e bir.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht në afërsi të fshatit Gramsh, ku sipas burimeve një automjet me drejtues shtetasin A. H. Ka dalë nga rruga, për shkaqe ende për t’u përcaktuar. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)