Siguria në punë për shkak të koronavirusit, pezullohet aktiviteti në 24 subjekte

Nga A2 CNN
15 Mars 2020, 12:53 | Aktualitet
Siguria në punë për shkak të koronavirusit, pezullohet

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po zhvillon kontrolle në terren, në zbatim të masave parandaluese për përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në subjekte me numër të lartë punonjësish e kryesisht në aktivitete fasonë dhe call center .

Trupat inspektuese kanë kontrolluar gjithsej 142 subjekte në terren nga të cilët  24 subjekte, ku ishin të punësuar 2832 vetë, nuk respektonin të gjitha masat e detyruara për zbatim dhe për këtë inspektorët e punës kanë operuar me pezullimin e punës deri në marrjen e këtyre masave.

Gjithashtu, ISHPSHSH inkurajojmë çdo punëmarrës të njoftojë organet përgjegjëse nëse në vendin e tyre të punës nuk janë kushtet higjenike sipas standardeve të kërkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos