
Qeveria miratoi një akt normativ që detyron spitalet private, strukturat ambulatore dhe ato hoteliere, përfshirë autoambulancat dhe personelin përkatës, të vendosen në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor. Kryeministri Rama shpjegoi përmes një postimi se akti normativ hyri në fuqi dhe ka fuqinë e ligjit deri në përfundimin e asaj që ai e quan luftë me virusin.
Moszbatimi i urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dënohet me gjobë 5 milionë lekë. Nëse mosbindja vijon, struktura përkatëse private vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës, gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit.
Postimi i kryeministrit Rama
? Akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës
? Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga covid-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.
? Moszbatimi i këtij urdhëri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë. në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit (A2 Televizion)