
Kryeministrja italiane Gieorgia Meloni vlerësoi Silvio Berluskonin si një luftëtar, në një mesazh lamtumire për ish-liderin karizmatik. Meloni e cilësoi atë si një prej njerëzve më me ndikim në historinë e Italisë.
“Silvio Berluskoni ishte mbi të gjitha një luftëtar. Ishte një njeri që nuk pati kurrë frikë të mbronte bindjet e tij. Dhe ishin pikërisht kurajoja dhe vendosmëria që e bënë një prej njerëzve më me ndikim në historinë e Italisë; që e lejuan të bënte revolucione të vërteta në botën e politikës, komunikimit apo të biznesit. Me të Italia mësoi se nuk duhet të lejonte t’i impononin limite, mësoi të mos dorëzohet kurrë. Me të, ne luftuam, fituam dhe humbëm shumë beteja. Edhe për të do të çojmë përpara objektivat që së bashku i kishim vënë vetes. Lamtumirë Silvio!” (A2 Televizion)