
Gjimnastja amerikane, Simone Biles, e cila u tërhoq nga 4 gara për problemet e saj me ankthin, u kthye të garonte sot, në traun e ekuilibrit, ku fitoi vetëm medaljen e bronztë.
Biles, e cila konsiderohet si një nga gjimnastet më të mira në histori, u mposht nga dy sportiste kineze: Guan Chenchen (medalje e artë) dhe Tang Xijing (medalje e argjendtë).
Disa ditë më parë, Biles u tërhoq nga gara ekipore, konkurrimi i përgjithshëm individual, kërcimi i kaluçit dhe paralelet e shkallëzuara, duke shpjeguar se po përballet me një bllokim mendor, që nuk e lejon të kryejë saktë akrobacitë që bën zakonisht.
Ajo pati një përgjigjje edhe për ata që e kritikuan duke thënë se la në baltë shoqet e ekipit: “Nuk lashë në baltë njeri. Thjesht, mendja dhe trupi im nuk janë në sinkron për momentin”. (A2 Televizion)