Gjergj Ruli sulmon kritikët: Izmir Smajlaj i ka bërë krenar shqipet dhe vendin e shqipes

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 13:17 | Sporte të tjera
Gjergj Ruli sulmon kritikët: Izmir Smajlaj i ka bërë krenar

Gjergj Ruli, President i Federatës Shqiptare të Atletikës dhe trajner i kampionit të Shqipërisë në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj, kritikoi ata që e kanë quajtur humbës atletin shqiptar, i cili nuk arriti të kualifikohej për në finalen e kësaj disipline në “Tokio 2020”.

Të quash dikë “humbës” sepse ka humbur një garë, është një zgjedhje shumë e rrezikshme për vetëvlerësimin e një atleti. Duhen  vlerësuar veprimet, performanca dhe aftësia e atletit, qëndrimi dhe puna që  ka bërë. Ne mund dhe duhet të punojmë dhe të stërvitemi për të arritur ëndrrën sportive: duhet të  sigurojmë jo vetëm mjete dhe strategji të dobishme për të fituar, por edhe një mbështetje për të mësuar se si të menaxhojmë humbjen. Njeriu nuk duhet të lejojë që një humbje apo dështim të shkatërrojë ëndrra të mëdha. Duhet të shqyrtojmë sjelljet teknike, fizike dhe mendore që duhet të përmirësohen ose që nuk kanë funksionuar, por kurrë dhe nga askush nuk duhet synuar të cenohet identiteti i një kampioni. Së bashku duhet të kujdesemi për plagën që kemi marrë në garën olimpike dhe ta shërojmë atë me kujdes bashkarisht. Në Romën e Lashtë, gladiatorët bënin garë dhe perandori, nga poltroni i tij, ngrinte dorën dhe me gishtin e tij tregonte lart a poshtë fatin e humbësit. Pikërisht kjo ndodh në ditët e sotme, kur përpara ekranit të TV-së, shumica që ndjekin garën përpara një pjate me fruta dhe një birre, sillen si prehistorikë duke gjykuar apo fajësuar një kampion”, lexohet në reagimin e Rulit.

“Kampioni ynë, Kampioni i Europës, Izmir Smajlaj, i ka bërë krenar shqipet dhe vendin e shqipes në shumë ngjarje të mëdha sportive. Jepini olimpizmit dhe atletëve entuziazmin që ju do të dëshironi të arrini dhe do të arrijmë të gjithë me qëllimin me qëndrimin e një fituesi! Kampioni ynë do të vazhdojë të na bëjë krenar! Ёndrra vazhdon”, shtoi Ruli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos