All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sipërmarrësit të stepur, biznesi po bëhet më i kushtueshëm dhe më pak tërheqës

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 15:15 | Ekonomi
Sipërmarrësit të stepur, biznesi po bëhet më i
All - Paragraf - 1

Jo vetëm kriza, por edhe rritja e kostove të të bërit biznes, duke nisur nga pagat më të larta dhe shtrenjtimi i taksave, shihen si faktorët që po stepin sipërmarrësit shqiptarë të investojnë.

Rënia e numrit të bizneseve të reja me 40% në Tiranë për gjysmën e parë të vitit, sipas ekspertit të ekonomisë, Klodian Muço lidhet ndjeshëm edhe me nivelin e jetesës.

All - Paragraf - 3

“Një ndër arsyet se pse tendenca e hapjes së bizneseve të reja është rënëse, popullsia po frenohet, aspekti i dytë është kriza ekonomike në kompleks, Shqipëria në kompleks nuk është më atraktive, jo për arsye të brendshme por dhe të jashtme. Aspekti i tretë ka lidhje me nivelin e jetesës, Tirana është bërë shumë e shtrenjtë për qytetarët, në Tiranë është bërë e vështirë të jetohet dhe biznesmenët stepen para se të investojnë”, thotë ai.

Sipas Muços kryeqyteti po bëhet më i kushtueshëm për të investuar, ndërsa së fundmi edhe rritja e planifikuar e taksës së pronave do të kthehet në një barrë shtesë për biznesin.

“E fundit farë është taksa e pronës e cila po rritet deri në 76% në disa raste, kjo është barrë mbi biznesin, rriten kostot e parkimit, të magazinave etj. Në thelb janë të gjithë këta faktorë që nuk e bëjnë Tiranën tërheqëse për këtë sektor. Një pjesë  e mirë e bizneseve kanë nxjerrë tabelën shitet, likuidim. Janë një sërë politikash të bashkisë që po i nxit këto biznese të zhvendosen drejt qendrave të mëdha tregtare, duke ndikuar në mbylljen apo dhe falimentimin e këtyre bizneseve të vogla”, thotë ai.

All - Paragraf - 6

Duke vërejtur tendencën vijuese të migrimit të popullsisë nga periferitë drejt qendrave të qyteteve, eksperti Muço thotë se më rezistentë do të vijojnë të mbeten në treg bizneset e reja të ndërtimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/20/vit-krize-dhe-frike-ne-tirane-me-pak-biznese-te-reja-dhe-zgjerime/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos