Sirena angleze për Strakoshën, Lazio cakton çmimin

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 12:45 | Futboll
Sirena angleze për Strakoshën, Lazio cakton çmimin

Mungoi në dy ndeshjet e ekipit kombëtar, por Thoma Strakosha duket se është vënë nën shënjestrën e ekipeve angleze për të pasur shërbimet e portierit shqiptar.

Gazeta italiane “Corriere di Roma” bën një vëzhgim të merkatos të ekipit të Lazios dhe në veçanti shkruan për të ardhmen e Strakoshës.

Portieri shqiptar, i cili ruan portën e bardhekaltërve të Lazio në kampionatin italian, po vëzhgohet nga Arsenali dhe Tottehami dhe presidenti Lotito mund të lejojë largimin e tij për një çmim që shkon rreth 25 milionë euro.

Në rast se Strakosha largohet, Igli Tare do të shikojë mundësinë për të afruar në ekip portierin Lafont. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos