Politikat shtetërore të ndjekura nga Ministria e Kulturës, si ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, për ruajtjen, mbrojtjen, vlerësimin dhe administrimin e siteve arkeologjike, për shkak të mungesës së një kuadri rregullator të plotë në menaxhimin e tyre, nuk kanë rezultuar efektive. Kjo është fjalia e parë në mesazhin e auditimit të kontrollit të lartë të shtetit për performancën e institucioneve në lidhje me trashëgiminë kulturore. Por, ajo që nënkupton KLSH përmes këtij mesazhi shtjellohet në 19 faqe raportim për gjendjen e atyre parqeve arkeologjike që do të mund të na sillnin përfitime. (A2 Televizion)
Sitet arkeologjike “përtokë”, KLSH dënon Ministrinë: Parqet pa siguri, pa politika zhvillimi
