Situata absurde në Shqipëri, Kukësi e Partizani stërviten bashkë para ndeshjes

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 15:22 | Futboll
Situata absurde në Shqipëri, Kukësi e Partizani stërviten

Ndodh vetëm në Shqipëri. Dy skuadra që pretendojnë titullin kampion, dy rivalë të mëdhenj, të stërviten në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë. Një situatë e tillë absurde, ka ndodhur sërish me Kukësin dhe Partizanin, vetëm pak orë përpara duelit në Elbasan Arena, që do të përcaktojë cila skuadër është rivale e Vllaznisë.

 “Stërvitja në të njëjtin vend me kundërshtarët e radhës më ndodh për herë të parë në Superiore. Është pak e çuditshme, por nuk kemi ç’i bëjmë kushteve. Kështu që nuk kaproblem. Më intereson vazhdimësia e skuadrës dhe dëshira për të fituar ndeshjen. Të dyja futen për të fituar, nuk ka kënaqësi për barazimin.”, u shpreh Mirel Josa, trajner i Kukësit.

 “Nuk është normale, ndodh vetëm në Shqipëri. Nuk ndodh në ndonjë vend tjetër. Qeveria mund të mbështesë një investim, në mënyrë që të shmangin edhe këto stërvitje të përbashkëta që nuk janë normale. Nuk e di se çfarë ndodh në boks, por e imagjinoj dhe po e spostoj në futboll. Do ruhemi të mos marrim shumë grushte, duke kundërsulmuar që pastaj të shkojmë drejt nokautit.”, u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.

Vllaznia, e cila pret me vëmendje rezultatin e kësaj sfide, do të jetë e angazhuar në Korçë, përballë Skënderbeut.

 “Në Superiore nuk ka ekipe të lehta dhe të vështira, duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje. Është e rëndësishme të jemi të përqendruar bashkë. Është e rëndësishme t’i shfrytëzojmë alternativat ofensive ndaj Skënderbeut. Nuk bëhemi merak sa gola mund të shënojmë, por që skuadra të funksionojë. Nuk mendojmë për aleancat e mundshme, përqendrohemite loja jonë.”,  u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

"Nëse futemi në fushë me mentalitetin e duhur mund të luajmë si të barabartë përballë Vllaznisë dhe pse ata kryesojnë kampionatin”, shprehet Migen Memelli, trajneri i Skënderbeut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos