Bytyçi: Thaçi po luan gurët në favor të ekzistencës së tij, presion PDK-së për koalicion me LDK-në

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 10:42 | Aktualitet

Kosova po përjeton një periudhë tranzicioni, një ndryshim politik, për shkak të gjykimit të Gjykatës Speciale prandaj presidenti Thaçi po përpiqet ta shfrytëzojë këtë moment për të bërë ndryshime në qeverisje. Kështu është shprehur në studion e A2 CNN analisti Enver Bytyçi, i pyetur për situatën politike në Kosovë. Sipas tij, Thaçi po ushtron trysni te PDK që të bëjë koalicion me LDK në kushtet kur Haradinaj e nisma janë në konflikt me LDK për postin e presidentit. Thaçi po luan gurët e fundit në favor të ekzistencës dhe trashëgimisë së vet, si president i Kosovës. “Presidenti Thaçi do të përgjigjet në Hagë për disa krime që janë bërë në Kosovë. Janë 200 shqiptarë që janë vrarë për arsye politike dhe asnjë prej tyre nuk ka autor, që do të thotë se politika ka futur duart në këto akte kriminale dhe sesa është implikuar do ta thotë Thaçi. Prandaj Thaçi po përpiqet ta shfrytëzojë këtë moment për të bërë ndryshime në qeverisje, po bën trysni te PDK që të bëjë koalicion me LDK në kushtet kur Haradinaj e Nisma janë në konflikt me LDK për postin e presidentit. Thaçi po luan gurët e fundit në favor të ekzistencës dhe trashëgimisë së vet si president i Kosovës. Sa më shumë afron dita për të lënë postin e presidenti aq më aktiv bëhet”. Sipas Bytyçit, presidenti Thaçi ka bërë marrëveshje me Mustafën për Presidencën, e cila kundërshtohet nga Hoti dhe Veseli. Ky i fundit nuk do të bëjë koalicion me LDK, pasi humb pikë në elektorat dhe do që të qëndrojë në opozitë deri në fund të mandatit. “Ai e shton intensitetin e ndërhyrjeve për të realizuar disa qëllime të veta që ka në objektiv trashëgimi në presidencën e Kosovës e ndihmon LDK se ai është marrë vesh me Mustafën që ky të jetë pas Thaçit, çka dëshmon për lidhje të qëndrueshme mes Thaçit e Mustafës. Marrëveshja midis Thaçit dhe Mustafës nuk preferohet nga Kadri Veseli dhe Hoti, kemi kundërshti të brendshme, sepse Veseli kërkon që të jetë në opozitë deri në fund të mandatit që të fitojë pikë te elektorati, por Thaçi nuk ka hallin e PDK, por hallin e tij personal dhe ndërhyrjet e tij janë të dëmshme. Nëse Thaçi mbërrin në Hagë, skena politke do të marrë një hov të ri në të mirë të Kosovës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos