Situata e qetë në Leposaviç, Policia heq kamerat ilegale

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 16:09 | Kosova
Situata e qetë në Leposaviç, Policia heq kamerat ilegale

Situata e qetë sot ka qenë në Komunën e Leposaviqit. Aty është parë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili vizitoj kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi. Ndërkohë, është parë një numër i shtuar i zyrtarëve policor të cilët kanë hequr edhe kamerat ilegale, të vendosura afër komunës.

Në këtë komunë gjithçka është qetë ndërsa Flamuri i Kosovës, i cili është vendosur dje, po valëvitet në objektin e komunës, raporton Kosovapress.

Serbët lokalë, të thirrur nga strukturat ilegale, tentuan të ndalojnë hyrjen e kryetarit në objektin e komunës, megjithatë, ia ka nën asistencën e policisë së Kosovë. Aty nisi edhe provokimet e serbëve dhe gjuajtja me gurë në drejtim të policisë.

Kurse, këta të fundit larguan protestuesit duke vendosur një distancë të sigurisë afër komunës. Serbët bllokuan disa rrugë në Leposaviq me kamion dhe zhavor. Kurse, kryetari Hetemi vazhdoi punën e tij deri në përfundimin e orarit.

Përndryshe, pas tensioneve të djeshme, Policia sot po ruan ndërtesat e komunave në Zveçan, Zubim Potok dhe Leposaviç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos