“Situata e turizmit konfuze”, Gërxhani: Nëse shifrat e INSTAT janë të sakta, turistët akomodohen jashtë sistemit të kontrolluar

Nga A2 CNN
29 Korrik 2022, 20:21 | Aktualitet

Kreu i Shoqatës së Tur Operatorëve Kliton Gërxhani e konsideron konfuze situatën e turizmit në vend, për shkak të shifrave të INSTAT dhe asaj që ndodh realisht. Sipas tij nëse shifrat e INSTAT janë të sakta, do të thotë se ata njerëz që hyjnë në vend akomodohen jashtë sistemit të kontrolluar nga turistët. “Situata është pak konfuze se kemi dy lloj pasqyrimesh kemi pasur reagime jo të mira nga hotelet në jug dhe kemi shifra që tregon tjetër botë. Kjo tregon çoroditje. Për ecurinë 6 mujore duhet pritur deri në fund të vitit për të gjykuar. Shifrat e INSTAT thonë hyrje-daljet në kufi duhen marrë me rezervë nuk janë analiza të turizmit. Ne kemi jashtë sistemit të gjithë apartamentet dhe shtëpitë private. Realiteti prej krizës ekonomike është i tillë që ka pasur vështirësi për të mbushur hotelet, nëse hyrje-daljet e INSTAT janë të sakta do të thotë që këta njerëz akomodohen jashtë sistemit të kontrolluar nga turistët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos