
Në Spanjë kanë nisur gjithashtu stërvitjet individuale, por rastet pozitive me koronavirus janë prezente edhe në futbollin iberik.
5 të tillë u raportuan këtë të dielë nga Federata Spanjolle e Futbollit, dy prej të cilëve janë futbollistë të skuadrës së Real Betis, ndërkohë që emrat nuk u bënë të ditur.
Të gjithë të prekurit janë asimptomatikë, por gjithsesi duhet të zbatojnë karantinën e detyrueshme 14-ditore.
160 nga 1000 futbollistë të dy ligave të para spanjolle ndërkohë rezultuan imunë pas testimeve.
Klubet spanjolle i janë rikthyer përgatitjeve prej së premtes që lamë pas. Kampionati në Spanjë është projektuar të nisë jo më herët se data 20 qershor. (A2 Televizion)