Vendbanimi i Komanit, arkeologët kërkojnë të shpallet sa më shpejt park arkeologjik

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 13:41 | Aktualitet
Vendbanimi i Komanit, arkeologët kërkojnë të shpallet sa

Vendbanimi arkeologjik i Komanit, nevojitet që të shpallet zonë e mbrojtur në kuadër të parkut arkeologjik.

Kjo është kërkesa e arkeologëve, të cilët kanë vlerësuar dhe studiuar rrënojat dhe provat e gjetura në këtë vendbanim, që sipas tyre tregon lidhjen e hershme mes ilirëve në lashtësi dhe shqiptarëve të mesjetës.

Në vendbanimin e Komanit, i njohur edhe si kodra e Kalasë së Dalmacës, janë gjetur mure të banesave, dy kishave mesjetare si dhe mjaft objekte dhe sende që i shërbenin mënyrës së jetesës në atë kohë.

Të dhënat arkeologjike kanë hedhur dritë se mund të kemi të bëjmë me qendër peshkopale mesjetare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos