Situata me pandeminë, Komiteti i Ekspertëve heq karantinën për udhëtarët nga RMV dhe Greqia, rihapen auditorët

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 13:08 | Aktualitet
Situata me pandeminë, Komiteti i Ekspertëve heq karantinën

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar masat e reja të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve, duke vlerësuar situatën aktuale me pandeminë në vendin tonë.

Kështu, Komiteti i Ekspertëve vendosi të heqë karantinën 14-ditore për udhëtarët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, si dhe rihapjen e auditorëve për studentët për konsultime dhe provime. Ndërkohë që mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve dhe ora policore.

“Komiteti i Ekspertëve ka rivlerësuar masat e marra disa javë më parë. Është bërë dhe një rivlerësim i situatës në vendet fqinje të Maqedonisë dhe Greqisë. Kemi vendosur heqjen e masës së karantinës 14-ditore nga qytetarë që hyjnë nga këto vende. Do të lejohet hapja e auditorëve të universiteteve për konsultime dhe provimet. Do të vijojnë të mbeten në fuqi rregullat e grumbullimeve dhe ora policore nga ora 22:00 deri në 06:00”, tha Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos