Situata në PD, Meta: Shmangni dhunën, e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 12:54 | Politikë
Situata në PD, Meta: Shmangni dhunën, e domosdoshme gjetja e një

Presidenti Ilir Meta reagoi pas situatës së tensionuar në selinë e Partisë Demokratike.

"Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!
Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme", tha Meta.

"Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos