Vijojnë në Portin e Durrësit kontrollet e shtuara ndaj pasagjerëve që hyjnë në vend për shkak të situatës së krijuar pas përhapjes së koronavirusit dhe shpalljes së emergjencës shëndetësore globale nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Gjatë ditës së sotme Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në Autoritetin Portual në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik kryen monitorimin e pasagjerëve që mbërritën sot me traget në portin e Durrësit, mes tyre ishte dhe një shtetas kinez.
Sipas autoriteteve italiane, shtetasi kinez që ka zbritur në Durrës është rezident në Itali prej 2 vitesh dhe për këtë arsye nuk paraqet rrezik. (A2 Televizion)