
Asambleja e Fakultetit të Shkencave Sociale, pas skadimit të ultimatumit ndaj qeverisë për shfuqizimin e arsimit të lartë, ka vendosur të nisë grevën e pedagogëve.
Fakulteti i Shkencave Sociale u bën thirrje fakulteteve të tjera të Universitetit të Tiranës që të mblidhet sa më parë për të koordinuar veprimet.
“U bëjmë thirrje të gjithë asambleve dhe pedagogëve të fakulteteve të Universiteteve publike të Shqipërisë që t’i bashkohen grevës së përgjithshme universitare”, thuhet ndër të tjera në njoftim. (A2 Televizion)