
Luan Daci, ish-anëtari i KPA-së, i fajësuar nga drejtësia për "falsifikim të dokumenteve", e ka zhvendosur betejën e tij ligjore në Gjykatën Kushtetuese.
Daci kërkon shfuqizimin e tri vendimeve ndaj tij, si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme.
Seanca e parë në Kushtetuese është caktuar më 20 shtator. Në dhjetor 2020, ish-anëtari i KPA-së u dënua me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 12 muaj shërbim prove. Ky vendim u la i pandryshuar më pas në Apel dhe Gjykatën e Lartë. (A2 Televizion)