
Një skandal ka përfshirë Kishën Katolike në rajonin e Këlnit në Gjermani, ku zyrtarë të lartë të klerit dhe punonjës të tjerë u përpoqën të shihnin faqe me materiale për të rritur nga kompjuterët e punës.
Mediat gjermane bëjnë me dije se mbi 1,000 përpjekje për të parë faqet me përmbajtje të lartë erotike u regjistruan brenda një muaji, teksa dioqeza kishte pajtuar disa ekspertë të IT për të rritur sigurinë.
Gazeta Kölner Stadt-Anzeiger shkruan se mes 15 personave të identifikuar që tentuan të hynë në faqet pornografike ishte dhe një anëtar i lartë i klerit.
Kryepeshkopi Rainer Maria Woelki e dënoi rëndë ngjarjen dhe urdhëroi një hetim për identifikimin e të gjithë personave përgjegjës.
Shikimi i pornografisë në kompjuterët e kryepeshkopatës është rreptësishtë i ndaluar, siç është qasja në materiale mbi drogën dhe dhunën. (A2 Televizion)