Skandal në finalen e boksit, sfiduesi tregon tatuazhet me simbolet e Hitlerit

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 08:59 | Sporte të tjera

Duhet të ishte një ndeshje me rëndësi periferike, në sportin italian, një ndeshje boksi për titullin italian në peshat “pupël”.

Por ajo midis Hassan Nurdine dhe Michele Broilit, do të kalojë në histori si ndeshja midis italianit me origjinë marokene dhe neonazistit.

 Ndeshja u fituar nga Nurdine, por asnjë nuk do të kujtoi rezultatin sportiv, por nuk do harrojë tatuazhet e Broili, që rikthenin qartësisht simbolet e nazizmit.

Ndër të tjerat, me simbolikë më të fshehur, boksieri italian mbante me krenari “kokën e të vdekurit”, totenkopf në gjermanisht, simbol i rojeve të kampeve të përqendrimit, por nuk mungonte numri 88, që nënkupton germat e teta të alfabetit italian, dy “H” që në logjikën naziste do të thonë Heil Hitler, “Lavdi Hitlerit”. Pak më vogël, në afërsi të kraharorit, edhe më e qartë dukej simboli SS i trupave të zgjedhura naziste.

Pamjet e boksierit nazist u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar protesta, aq sa detyroi Federatën e Boksit Italiane të ndërhyjë, duke pezulluar Broilin dhe duke e kallzuar atë për dëmet e bëra ndaj imazhit të këtij sporti.

Një vendim që shumë e kritikojnë si hipokrit, nga momenti që nuk ishte hera e parë që boksieri nazist dyluftonte në ring, padyshim me ato tatuazhe në trup.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos