Skandali i mishit, Europa në alarm

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2019, 18:31 | Bota
Skandali i mishit, Europa në alarm

Franca njoftoi të premten se kishte identifikuar 795 kg mish të dyshimtë, i importuar nga Polonia, disa ditë pasi xhirime të fshehta televizive treguan se si një kompani therte lopët e sëmura dhe e nxirrte mishin në treg.

“Në shqyrtim janë 4 kompani që kanë importuar 795 kg mish. Është një mashtrim i tmerrshëm ekonomik dhe shëndetësor nga thertorja polake”, tha Didier Guillaume.

Polonia ka identifikuar 9.5 ton mish nga thertorja, 2.5 nga të cilat janë eksportuar ne 11 vende të Bashkimit Europian. Kryeveterineri polak, Niemczuk tha se policia kishte nisur një hetim kriminal ndaj dy kompanive pasi skandali u bë publik nga televizioni privat TVN.

“Fqinjët po na pyesin për detaje lidhu me aksionin që po ndërmarrim. Mendoj se i sigurova vendet e BE se rasti është i izoluar. U zbulua e nuk do të ndodhë më kurrë në vendin tonë”, tha njw veteriner.

Thertorja e vënë në shënjestër të skandalit është mbyllur, por Komisioni Europian njoftoji do të dërgojë një ekip inspektorësh në Poloni ditën e hënë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos