Trump: Gati ujdia me Korenë e Veriut për denuklearizim

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2019, 14:04 | Bota
Trump: Gati ujdia me Korenë e Veriut për denuklearizim

Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe i dërguari i Uashingtonit në Penian konfirmuan progresin për çarmatosjen bërthamore të vendit komunist.

Vendi është zgjedhur për samitin e dytë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Një burim për CNN thotë se ata do të takohen në Vietnam, në fund të shkurtit. Siç duket Uashingtoni dhe Pheniani kanë përafruar qëndrimet e tyre sa i përket çarmatosjes bërthamore të vendit komunist. Pikërisht këtë konfirmoi edhe Trump gjatë një prononcimi për media.

https://a2news.com/2019/01/01/urimi-i-kim-jong-un-shba-te-heqe-sanksionet/

 “Kemi bërë shumë progres me Korenë e Veriut. Kur erdha në pushtet, ose le të themi në fund të administratës së kaluar: sinqerisht, dukej sikur ne do të shkonim në luftë me Korenë e Veriut. Tani, nuk kemi më testime me raketa dhe bomba bërthamore”, deklaroi presidenti amerikan.

Ndër të tjera, kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se ka gati një marrëveshje për çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut që do ta prezantojë në samitin me Kim Jong Un.

Ndërkaq, një tjetër lajm i mirë vjen nga i dërguari special i Uashingtonit në Phenian. Stephen Biegun thotë se Koreja e Veriut është zotuar të shkatërrojë të gjithë materialin bërthamor të pasuruar. Sipas i tij, vendi komunist duhet të paraqesë një listë të plotë me asetet bërthamore përpara se të arrihet ndonjë marrëveshje. Megjithatë ende nuk ka ardhur ndonjë konfirmim për këtë nga Koreja e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos