Skuadra e F1 bëhet qesharake: zyrtarizon pilotin e ri, por ndodh çudia

Nga A2 CNN
2 Gusht 2022, 22:00 | Sporte të tjera

Skuadra franceze e Formulës 1, Alpine, ka bërë një figurë jashtëzakonisht të keqe ditën e sotme. Në orët e pasdites së të martës, Alpine zyrtarizoi si pilotin e saj të ri për vitin e ardhshëm Oscar Piastrin.

Por, disa minuta më vonë, vetë Piastri përgënjeshtroi lajmin në Twitter: “Mora vesh që Alpine ka njoftuar se do të jem pilot i këtij ekipi vitin që vjen. Këtu ka një gabim, pasi unë nuk kam firmosur kontratë me këtë ekip dhe nuk do të jem piloti i Alpine në vitin 2023”.

Australiani 21-vjeçar është kampioni në fuqi i Formula 2 dhe piloti i testimeve për Alpine, por duket se ka një marrëveshje me McLaren për vitin e ardhshëm.

Një situatë e sikletshme për Alpine, që para pak ditësh humbi Fernando Alonson, kur dukej se do të rinovonte me spanjollin, i cili zgjodhi të kalonte te Aston Martin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/01/aston-martin-zevendeson-vettel-me-nje-tjeter-kampion-te-madh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos