
Tirana do të luajë kundër gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisi në raundin e parë kualifikues të Champions League, pas shortit të hedhur këtë të diel në selinë qendrore të UEFA-s në Nion të Zvicrës.
Përballjet e kësaj faze do të zhvillohen me një takim të vetëm, dhe jo me sistemin vajtje-ardhje, për shkak të kalendarit të ngjeshur të kompeticioneve europiane për shkak të pandemisë së koronavirusit. Duke qenë se Tirana u zgjodh si skuadra e dytë do ta zhvillojë takimin jashtë fushës së vet në Gjeorgji.
Ndeshjet do të zhvillohen më 18 dhe 19 gusht. Ndërsa fituesit kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Champions League, humbësit do të luajnë në raundin e dytë kualifikues të Europa League.
Shorti i plotë i raundit të parë kualifikues
Ferencváros (Hungari) - Djurgården (Suedi)
Celtic (Skoci) - KR Reykjavík (Islandë)
Legia Warszawa (Ppoloni) - Drita (Kosovë)/Linfield (Irlandë V.)
Sheriff (Moldavi) - Fola Esch (Luksemburg)
Connah's Quay (Uells) - Sarajevo (Bosnje-Hercegovinë)
Crvena zvezda (Serbi) vs Europa (Gjibraltar)
Budućnost (Mal i Zi) - Ludogorets (Bullgari)
Ararat (Armeni) - Omonia (Qipro)
Floriana (Maltë) - CFR Cluj (Rumani)
Maccabi Tel-Aviv (Izrael) - Riga (Letoni)
Qarabağ (Azerbajxhan) -Sileks (Maqedoni e Veriut)
Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) - Tirana (Shqipëri)
Dynamo Brest (Bjellorusi) - Astana (Kazakistan)
Molde (Norvegji) - KuPS (Finlandë)
Flora Tallinn (Eestoni) - Sūduva (Lituani)
Celje (Slloveni) - Dundalk (Irlandë)
KÍ (Ishujt Faroe) - Slovan Bratislava (Sllovaki) (A2 Televizion)