Smajlaj në formë olimpike, fluturon 7.90 dhe fiton në Sllovaki

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 18:53 | Sporte të tjera

Izmiri Smajlaj konfirmon formën e tij të shkëlqyer, në prag të Olimpiadave që do të zhvillohen këtë vit.  

Fluturimi i Smajlajt, 7.90

Ish-kampioni i Europës në sallë të mbyllur dhe rekordmeni shqiptar në kërcim së gjati kryesoi në disiplinën e tij mitingun ndërkombëtar të  Bratislavës, në Sllovaki.  

Shkodrani ishte protagonist i një rezultati shumë të mirë, 7.90, që i vlejti edhe vlerësimin si atleti më i mirë të mitingut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos