MotoGP, Ducati prezanton “perlën” e re

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 08:46 | Sporte të tjera

Ducati është skuadra e parë e MotoGP që ka prezantuar motorin e ri për vitin 2020.

Zbulimi i “armës” së re u bë në Bolonja të Italisë, në prezencën e pilotëve të skuadrës, Andrea Dovizioso dhe Danilo Petrucci, si dhe të të gjithë stafit Ducati, të kryesuar nga Gigi Dall'Igna dhe Claudio Domenicali.

Desmosedici GP20 nuk është shumë ndryshe nga motorët e kaluar Ducati, edhe pse të rejat, siç ndodh shpesh në MotoGP, janë të fshehura nën “kostum”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos