
Rally i vitit 2020 në Dakar është sërish në lot. Pas aksidentit që i kushtoi jetën Gonçalves, gara më e famshme në botë për terrene të vështira, u prek nga një tjetër tragjedi.
Edëin Straver humbi betejën për jetën. Piloti i kategorisë së motorëve u përfshi në një aksident të rëndë më 16 janar, nga ku pësoi frakturë në shtyllën kurrizore dhe ra në gjendje koma.
Vetëm pak orë më parë, Straver u transferua në vendlindjen e tij, në Holandë, aty ku u nda nga jeta dhe u bë viktima e dytë e Rally Dakar për këtë edicion. (A2 Televizion)