
Rally i Monte Carlo ka nisur me një aksident të frikshëm. Gjatë provës së katërt speciale, makina Hyundai e drejtuar nga Ott Tanak doli nga rruga me shpejtësi të lartë.
Kampioni i botës humbi kontrollin e mjetit, që pasi u rrotullua disa herë në ajër, u ndal shumë metra më tej. Pamjet e aksidentit ishin vërtetë tronditëse, por fatmirësisht ngjarja kaloi pa pasoja.
Tanak, ashtu sikurse edhe bashkë-piloti i tij, dolën nga makina pa lëndime serioze. Aksidenti bëri që makina e kampionit të shkatërrohej plotësisht dhe tashmë ambiciet e tij në Rally-n e Monte Carlo-s janë kompromentuar. (A2 Televizion)