Futbolli dhe basketbolli më pranë se asnjëherë. NBA vendosi që të zhvillonte në Paris ndeshjen e sezonit të rregullt ndërmjet Milwaukee Bucks dhe Charlotte Hornets.
Një sfidë e cila u ndoq nga yjet e PSG, Mbappe, Silva, Neymar, Icardi e Verrati. Të gjithë të ulur në radhën e parë, pranë yjeve të basketbollit amerikan, për të shijuar spektaklin.
Pas ndeshjes, futbollistët e skuadrës pariziene u takuan me basketbollistët e Milwaukee, duke shkëmbyer dhurata dhe fanella mes batutave. (A2 Televizion)