Edhe pse autoritetet shëndetësore në mbarë botën vijojnë të bëjnë thirrje se distancimi social është një ndër masat kryesore dhe të pakta për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, ky paralajmërim bie në vesh të shurdhër kur bëhet fjala te të rinjtë.
Një tjetër natë, një tjetër fundjavë është shënuar me thyerjen e këtyre rregullave në Britaninë e Madhe, ku mijëra të rinj të socializuar me njëri-tjetrin, por jo të distancuar sipas rregullave të reja kanë festuar në lokalet dhe pub-et kryesore deri në orët e para të mëngjesit.
Fotot janë shkrepur në Manchester dhe Blackpool dhe tregojnë se jeta e natës është kthyer si në normalitetin para pandemisë. (A2 Televizion)