
Real Sociedad rimerr kreun e La Liga-s në javën e 12-të, edhe pse u frenua në barazim 1-1 në shtëpi nga Atletic Bilbao.
Vendasit shënuan të parët falë penalltisë së Isak, por nuk arritën ta mbanin avantazhin, sepse në minutat shtesë u goditën nga rrjeta e Muniain.
Pas kësaj ndalese, Reali i Madridit dhe Sevilla janë vetëm një pikë larg kryesuesve dhe kanë një ndeshje më pak. Sukses regjistroi edhe Atletico e Madridit, që mposhti 3-0 Betis-in dhe ngjitet në vendin e katërt në renditje, me një ndeshje për të rikuperuar. (A2 Televizion)