James Rodriguez nuk e ka nisur mirë aventurën e tij të re në Katar.
Kolumbiani pësoi një faull të rëndë në sekondat e fundit të ndeshjes dhe menjëherë protestoi te arbitri shumë ashpër, duke marrë karton të verdhë.
Pasi autori i ndërhyrjes së rëndë u ndëshkua po me karton të verdhë, James humbi toruan duke iu vërsulur arbitrit kryesor, i cili i tregoi kartonin e dytë të verdhë e duke e përjashtuar nga loja. (A2 Televizion)