All Star ndryshon formatin për nder të Kobe Bryant

Nga A2 CNN
31 Janar 2020, 15:08 | Sporte të tjera
All Star ndryshon formatin për nder të Kobe Bryant

Ndeshja e Yjeve në NBA, e njohur edhe si “All Star” do të jetë rasti ideal për të përkujtuar Kobe Bryant. Ndeshja, që do të organizohet në Çikago më 16 shkurt, do të ketë disa risi, për të nderuar legjendën e basketbollit.

Liga Amerikane njoftoi se në Ndeshjen e Yjeve, secila periodë do të nisë nga rezultati 0-0 dhe ekipi fitues do të dhurojë 100 mijë dollarë për bamirësi, për çdo pjesë loje të fituar.

Ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me periodën e katërt. Në homazh të Bryant, ndeshja nuk do të ndalet sipas kronometrit, por bazuar në pikët e grumbulluara. Më saktësisht, pikavarazhi i tre pjesëve të lojës, plus 24, numri i mbajtur nga “Black Mamba”. Pra nëse në fillim të periodës së katërt rezultati është 100 me 95, fituese shpallet skuadra që arrin e para kuotën e 124 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos