Sofistikimi i krimit, bandat shqiptare komunikim përmes aplikacioneve të koduar

Nga A2 CNN
25 Mars 2022, 15:21 | Kronikë
Sofistikimi i krimit, bandat shqiptare komunikim përmes aplikacioneve

Një nga format më klasike të komunikimit në distancë mes grupeve kriminale shqiptare ka qenë përdorimi i postës elektronike, e-mail dhe aplikacioni Skype. Referuar hetimeve të ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda, të para viteve 2010, anëtarët e grupeve kriminale zbatonin këtë metodë, duke hapur herë pas herë adresa të reja, mundësisht jo në kompjuter personalë, për të shmangur identifikimin e IP, numrit unik të kompjuterit, por në qendra interneti.

Përmes emaileve, apo bisedave audio-video në skype, jepnin dhe merrnin udhëzime apo porosi. Por në këto komunikime, anëtarët e ndryshëm të grupeve kriminale, kryesisht ato të përfshira në trafikun e drogës, përdornin gjuhë të koduar, për të shmangur çdo dyshim dhe madje, nofka për emrat e tyre.

Në të njëjtën periudhë, një nga komunikimet e ishin mesazhet përmes aplikacionit BBM, fillimisht vetëm i aparateve telefonikë Blackberry e më pas edhe si aplikacion për platforma të tjerë. Për disa vite me radhë, autoritetet shqiptare nuk kishin aftësi teknologjike për t’i dekriptuar mesazhe e dërguara përmes kësaj platforme.

Nga dekriptimi i komunikimeve në BBM nga autoritete italiane të drejtësisë, në vitin 2019 u finalizua operacioni shqiptari-italian i koduar “Lulet e pranverës”, ku u arrestuan 27 persona shqiptarë e italianë dhe u bllokuan 8 tonë marijuanë.

https://a2news.com/2022/03/25/celularet-e-enkriptuar-si-krimi-perdor-sherbime-te-ligjshme-per-aktivitete-te-paligjshme/

Në vitet pasardhëse, të pasuara me zhvillime të vrullshme teknologjike, u krijuan platformat digjitale të komunikimit Sky ECC dhe EncoChat. Përdorimi i tyre u bë nga grupe më të sofistikuara transnacionale të krimit, për të lehtësuar trafikimin e drogës.

Pajisjet Skyu dhe Encrochat ofronin mesazhe të pagjurmueshme, vetë-shkatërruese, si edhe mundësi të menjëhershme fshirjeje, nëse përdoruesit kishin dyshime. Platformat instaloheshin në pajisje, që mund të bliheshin në internet dhe çmimi varionte nga 600 në 2 mijë euro. Por në vitin 2020 platforma e koduar Encrochat u çmontua nga autoritetet Franceze e Holandeze. Një vit më pas, autoritetet e Belgjikës, Francës e Holandës, mundën të bllokojnë platformën tjetër të koduar Sky ECC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos