Nuk mund të rrijë larg Vlorës Lejdi Liçaj. A2 konfirmon që mesfushori që në këtë sezon ka luajtur në Kategorinë Superiore me fanellën e Luftëtarit të Gjirokastrës, do të rikthehet në Vlorë në vijim të sezonit.
Vlonjati 31 vjeçar e ka ndarë karrierën e tij mes këtyre dy qyteteve.

Liçaj janarin e kaluar e kishte lënë Flamurtarin vetëm me 9 ndeshje të luajtura në kampionat, por tani rikthehet duke menduar për më shumë hapësirë dhe ambicie, edhe pse ka patur oferta edhe nga ekipe të tjera.
Humbja e radhës rëndon ende më shumë situatën e gjirokastritëve pas largimit të “yjeve” Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca. (A2 Televizion)