Sot derbi i Madridit, Atletico dhe Real sfidohen për kreun në La Liga

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 16:38 | Futboll
Sot derbi i Madridit,  Atletico dhe Real sfidohen për kreun në La Liga

Derbi i parë i sezonit në La Liga  është një duel që vlen për kreun e renditjes. Atletiko dhe Reali i Madridit luajnë mbrëmjen e sotme në Vanda Metropolitano, në orën 21:00.

Pas humbjes në Champions, Reali rikuperoi me dy suksese në kampionat dhe paraqitet në këtë sfidë si kryesues i vetëm.

Dueli me Atletikon është një mundësi për skuadrën e Zidan që të konfirmohet. Në anën tjetër, “colchoneros” synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, pasi ende nuk e njohin humbjen përballë tifozëve të tyre.

Një fitore përballë rivaleve të përjetshëm të Realit ka vlerë të dyfishtë, pasi ekipi i Simeones do të rrëmbente kreun e renditjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos