Sot mbledhja e qeverive Shqipëri-Maqedonia e Veriut, agjenda

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 08:33 | Politikë
Sot mbledhja e qeverive Shqipëri-Maqedonia e Veriut, agjenda

Sot në Shkup do të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Agjenda e kësaj mbledhje do të nisë me takimin e dy kryeministrave Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare, ku do të flasin dhe dy krerët e qeverive.

Në mbledhje do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos