
Edmond Spaho, deputet i Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, se “Gjykata Kushtetuese nderoi veten me vendimin” për të mos shkarkuar Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
“Do të ishte turp i madh nëse do të shkarkohej Presidenti. Nuk shkarkohet Presidenti i Republikës për “më the e të thashë”. Ka raste pafund që gjykatat e vendeve të tjera janë ndodhur në situata të tilla dhe as nuk e kanë marrë në shqyrtim fare. Ajo dihet që ishte një vendim politik, i imponuar, i një Kuvendi qesharak”, tha Spaho.
“Mendoj që Gjykata Kushtetuese nderoi veten me vendimin që mori. Në të kundërt, do të ishte vendosur në pozicion shumë të vështirë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të shërbejë që në të ardhmen të mos hyjmë nëpër skuta që i krijon politika shqiptare”, shtoi deputeti demokrat. (A2 Televizion)